Neymar dhuron 5 milionë euro për të luftuar koronavirusin

  • 02 April 2020 - 22:51
Neymar dhuron 5 milionë euro për të luftuar koronavirusin

I shumë kritikuari jashtë fushe, Neymar, i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.

Sipas mediave braziliane, sulmuesi i PSG-së ka dhuruar 5 milionë euro për të luftuar armikun e padukshëm që po merr mijëra jetë nëpër botë, COVID-19.

Raportohet se kërkesa e Neymar ishte që askush mos ta dijë, derisa donacioni është bërë javën e kaluar.

Ai i depozitoi paratë në fondacionin e krijuar nga UNICEF që ka bashkuar të gjithë personat e famshëm që të ndihmojnë në këtë moment të vështirë që ka kapluar gjithë botën.

(Kosova Sot Online)