E dashura e Dybalas sërish pozitive me koronavirus

  • 02 April 2020 - 22:53
E dashura e Dybalas sërish pozitive me koronavirus

Oriana Sabatini ka rezultuar përsëri pozitive ndaj Coronavirusit.

Sipas revistës argjentinase Caras, e fejuara e yllit të Juventusit, Paulo Dybala, ka

bërë tamponin e tretë për Covid-19.

Testi ka konfirmuar se këngëtarja e re nuk është shëruar akoma pas 11 ditësh në izolim.

Sido që të jetë, kjo nuk është konfirmuar ende nga Dybala, që vazhdimisht nga karantina e tij njofton për gjendjen pasi edhe ai ka qenë pozitiv me COVID-19.

Por, sulmuesi i Juvës ka treguar ditë më parë se ditët më të vështira kanë ikur për të dhe se po përmirësohet.

Italia është vendi më i goditur në Evropë nga virusi vdekjeprurës.

Deri më tani janë infektuar mbi 100 mijë, derisa ka mbytur mbi 13 mijë persona.

Si i gjithë populli, ashtu edhe futbollistët ndodhen në karantinë.

(Kosova Sot Online)