Del Piero: Dybala është rritur në Juventus

  • 03 April 2020 - 08:55
Del Piero: Dybala është rritur në Juventus

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka lavdëruar yllin e bardhezinjve, Paulo Dybalan, duke thënë se ai është kompletuar si futbollist në Juventus, pas spekulimeve për një largim potencial të tij gjatë verës së kaluar.

Paulo Dybala ishte përfolur për një transferim nga gjiganti i Serisë A në Premierligë pas përfundimit të sezonit të kaluar. Megjithatë, në fund ai u vendos të qëndronte edhe më tutje në Allianz.

Ylli argjentinas e ka dëshmuar se e meriton një vend në skuadrën e Juventusit, përkundër që klubi kishte tentuar ta shesë verën e kaluar, duke i shënuar 13 gola dhe duke i bërë shtatë asiste në 34 ndeshjet e zhvilluara para se të pezullohej sezoni shkaku i koronavirusit.

Legjenda e Juventusit, Del Piero, e lavdëroi 26-vjeçarin për rritjen e tij dhe tha se Dybala mund të bëhet edhe kapiten i Juventusit në të ardhmen.

“Paulo veçse e ka mbajtur shiritin e kapitenit disa herë dhe nëse kjo gjë tashmë ka ndodhur, ka ndodhur sepse klubi po e shqyrton mundësinë ta bëjë atë kapiten në të ardhmen”, ka thënë Del Piero.

“Për aq sa e njoh unë atë personalisht, unë besoj se ai është pjekur shumë, veçanërisht për shkak të reagimit që ai e kishte gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, që e thekson rritjen e tij në aspektin personal”.

“Ai gjithmonë ka qenë në dispozicion të skuadrës dhe i ka përkushtuar punën e tij klubit dhe mendoj se ai është i kompletuar në këtë aspekt gjithashtu”.

(Kosova Sot Online )