10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit

  • 03 April 2020 - 09:36
10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit

Futbolli elitar është shndërruar në biznes tundues për njerëzit e pasur, pasi që miliarda euro qarkullojnë nëpër klubet e mëdha falë kontratave për shitjen e të drejtave televizive dhe marrëveshjeve për sponsorizim.

Përveç parave të shumta të përfshira, suksesi në futboll sjell me vete edhe prestigj dhe është një mënyrë e mirë për t’i përfshirë njerëzit edhe në aspektin emocional me kompani të ndryshme.

Për këtë arsye, shumë milionerë dhe miliarderë kanë vendosur që të investojnë në këtë sport, që është shumë tërheqës për njerëzit e pasur të botës.

Pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë:


PronariKlubi/et  i/e futbollitPasuria (2019)

1Sheikh MansourManchester City, Melbourne City, New York City20 miliardë dollarë

2Dietrich MateschitzRed Bull Salzburg, New York Red Bulls, RB Leipzig19.4 miliardë dollarë

3Andrea Agnelli (dhe familja e tij)Juventus13.5 miliardë dollarë

4Roman AbramovicChelsea12.4 miliardë dollarë

5Philip AnschutzLA Galaxy10 miliardë dollarë

6Stan KroenkeArsenal, Colorado Rapids8.7 miliardë dollarë

7Nasser Al-KhelaifiParis Saint-Germain8 miliardë dollarë

8Zhang JindongInter7.6 miliardë dollarë

9Robert KraftNew England Revolution6 miliardë dollarë

10Aiyawatt Srivaddhanaprabha (dhe familja e tij)Leicester City, OH Leuven6 miliardë dollarë

Të gjithë këta pronarë kanë investuar shuma të mëdha parash te klubet nën pronësinë e tyre, duke sjellë mbi vete edhe kritika nga tifozët e futbollit, të cilët s’e pëlqejnë këtë mënyrë të arritjes deri te sukseset.

(Kosova Sot Online )