Eto’o dhe Drogba reagojnë ndaj mjekëve për testimin e vaksinave të koronavirusit në Afrikë

  • 03 April 2020 - 13:18
Eto’o dhe Drogba reagojnë ndaj mjekëve për testimin e vaksinave të koronavirusit në Afrikë

Samuel Eto’o dhe Didier Drogba kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të dy mjekëve në televizione franceze, të cilët sugjeruan që vaksinat për luftimin e koronavirusit të testohen në Afrikë.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Senegalit, Demba Ba, e postoi një video të diskutimit të dy mjekëve në llogarinë e tij në Tëitter.

“Mirëseerdhët në Perëndim, ku njerëzit e bardhë besojnë se vetë janë superiorë dhe racizmi dhe budallallëku bëhen gjëra të zakonshme. KOHA PËR T’U NGRITUR”, shkroi Ba, mbi video.

Mjekët kishin propozuar që vaksina BCG, e cila zakonisht përdoret për trajtimin e tuberkulozes, të testohet në vendet afrikane për luftën kundër koronavirus, duke sugjeruar që kjo duhet të bëhet në Afrikë ku s’ka masa parandaluese, njëjtë sikur testimi i preparateve për HIV AIDS te prostitutat.

Legjenda e Kamerunit, Eto’o, iu përgjigj videos së Ba-s në Tëitter, duke thënë: “Bir b*shtre, ju jeni m*ta. Afrika s’është e juaja për të luajtur”.

Edhe Drogba reagoi ndaj komenteve të dy profesorëve mjekësorë, Jean-Paul Mira dhe Camille Locht.

“Është e pakuptimtë që ne vazhdojmë të pranojmë gjëra të tilla. Unë i dënoj fuqishëm këto komente serioze, raciste dhe përbuzëse. Na ndihmoni të shptëojmë jetë në Afrikë dhe ta ndalim përhapjen e këtij virusi që po e destabilizon të gjithë botën, e jo të na konsideroni neve si minj testues. Është absurde”. 

(Kosova Sot Online)