Kobe Bryant la pas një surprizë për fansat, bashkëshortja e tij e zbulon dhe paralajmëron: A jeni gati?

  • 03 April 2020 - 14:10
Kobe Bryant la pas një surprizë për fansat, bashkëshortja e tij e zbulon dhe paralajmëron: A jeni gati?

Vanessa Bryant i ka shokuar të gjithë me lajmin e fundi të zbuluar. Bashkëshortja e Kobe Bryant tha se ai ka lënë pas një libër të shkruar nga vetë legjenda e basketbollit.

Kobe Bryant vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna Bryant dhe shtatë persona të tjerë në një aksident ajror me helikopter në janar në Calabasas, California.

Dhe bashkëshortja e tij ka çuar deri në fund punën e tij. Vanessa njoftoi se “The Wizenard Series: Season One” është gati dhe fansat mund ta blejnë.

“Mirësevini në Dren! Shpresojmë që të gjithë të jeni gati për të kapur fatin e West Bottom Badgers, për një sezon tjetër magjik të basketbollit,” shkroi ajo në një postim në Instagram.

Libri është vazhdim i botimit të parë të Kobe që doli vitin e kaluar “The Wizenard Series: Training Camp”.

Image

(Kosova Sot Online)