E konfirmon Premierliga, futbollistët do të kenë për 30% ulje të pagave

  • 03 April 2020 - 18:10
E konfirmon Premierliga, futbollistët do të kenë për 30% ulje të pagave

Kriza për shkak të koronavirusit, duket se do t’i kaplojë të gjithë.

Edhe futbolli është prekur pasi tashmë e dimë një numër i madh i klubeve kanë larguar lojtarë, kanë ulur pagat, veçuar Barcelonën që në kohë pandemia, futbollistët kanë pranuar ulje page për 70%.

Tani Premierliga ka konfirmuar se edhe në Angli klubet janë pajtuar që të konsultohen me lojtarët e tyre për të ulur pagat për 30% gjatë gjithë kohës sa do të jenë jashtë çdo aktiviteti për shkak të koronavirusit.

Është konfirmuar gjithashtu se nga ulja e pagave të lojtarëve, një pjesë e mirë e parave, të paktën 20 milionë euro, do të dhurohen për të luftuar koronavirusin, pandeminë që ka paralizuar gjithë botën.

Tashmë edhe zyrtarisht, Premierliga që ishte parashikuar të rinisë më 30 prill, është shtyrë për një datë të pacaktuar. 

(Kosova Sot Online)