Barcelona kërkon tani 80 milionë euro për Coutinhon

  • 04 April 2020 - 08:42
Barcelona kërkon tani 80 milionë euro për Coutinhon

80 milionë euro, kaq kërkon Barca për Coutinhon

Barcelona ka pranuar që të humbasë në aspektin financiar me shitjen e Philippe Coutinhos.

Sipas Evening Standard, katalunasit tani do të kënaqeshin edhe me një ofertë prej 80 milionë eurosh për Coutinhon.

27 vjecari është huazuar te Bayern Munich këtë sezon, por bavarezët s’duan të paguajnë 120 milionë euro, për ta bërë të përhershme marrëveshjen.

Duke parë se i ka rënë edhe vlera Coutinhos, Barcelona ka pranuar ta shesë atë për një çmim më të ulët.

(Kosova Sot Online )