Ancelotti dëshiron ta shndërrojë Evertonin në superfuqi, i do Balen dhe Jamesin

  • 04 April 2020 - 08:45
Ancelotti dëshiron ta shndërrojë Evertonin në superfuqi, i do Balen dhe Jamesin

Bale dhe James janë në listën e Carlo Ancelotit

Sipas asaj që raporton Marca, dyshja e Real Madridit, Gareth Bale dhe James Rodriguez janë në listën e Carlo Ancelottit i cili i do futbollistët te Evertoni.

Ancelotti ka punuar me dy lojtarët gjatë kohës në Madrid dhe i njeh shumë mirë.

Ai shpreson kjo ta favorizojë dhe t’i bindë ata në projektin për ta ndryshuar historinë e Evertonit. Ai e di se do të jetë e vështirë për t’i marrë që të dy, por fillimisht do të tentojë t’i bindë futbollistët, derisa më pas do të merren vesh për çmime.

(Kosova Sot Online )