Stadiumi i Dortmundit shndërrohet në një spital Covid-19

  • 04 April 2020 - 11:33
Stadiumi i Dortmundit shndërrohet në një spital Covid-19

Futbolli është ndaluar, pothuajse në të gjitha vendet për shkak të COVID-19, megjithatë stadiumet vende vende po shndërrohen në spitale

Futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit dhe klubet pritet të pësojnë humbje të mëdha ekonomike, derisa ende nuk dihet kur do të qetësohet gjithçka dhe të rinisë sezoni.

Sido që të jetë, të gjithë skuadrat e mëdha europiane janë vënë në rresht për të ndihmuar sadopak shtetet në përballimin e situatës, me mundësitë e tyre.

Së fundi Borussia Dortmund ka vendosur të vërë stadiumin “Signal Iduna park” në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, për të shtruar dhe kuruar të prekurit nga virusi vdekjeprurës.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë se një pjesë e mirë e ambienteve të brendshme janë përshtatur në dhoma për trajtimin e të sëmurëve, kryesisht atyre që janë prekur më lehtë dhe nuk kanë nevojë për trajtim intensive.

Në Gjermani deri tani janë konfirmuar 91,959 raste pozitive, 13,597 janë rikuperuar, kurse kanë ndërruar jetë 1,277.

Nga COVID-19 shteti që më së shumti është prekur tani për tani në botë është Itali, me 119,827 raste pozitive dhe 14,681 vdekje, më pas Spanja 119,199 raste pozitive dhe 11,198 vdekje dhe SHBA me 277,985 raste pozitive, teksa 7,146 persona kanë ndërruar jetë. 

(Kosova Sot Online)