Lukaku thotë se është pjekur prej se është larguar nga Manchester United

  • 05 April 2020 - 09:13
Lukaku thotë se është pjekur prej se është larguar nga Manchester United

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka thënë se është pjekur në Itali që prej largimit nga Manchester Unitedi dhe se tani është lojtar më i mirë në përgjithësi.

Lukaku nënvizoi se iu desh ta braktiste Unitedin për ta rizbuluar veten. Sulmuesi belg e ka bërë pikërisht këtë, duke i shënuar 17 gola në 25 ndeshje për Interin këtë sezon.

Duke folur drejtpërdrejt në Instagram me ish-sulmuesin e Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, Lukaku tha se është duke punuar fort për t’u siguruar se në lojën e tij ofron më shumë se thjesht të shënojë gola.

“Kur pjekësh, nuk je vetëm ti më. Shënimi i golave është droga ime, për këtë jetoj unë. Por duke u plakur duhet ta përdorësh inteligjencën; unë jam student i kësaj loje”, tha Lukaku.

“Mendoj se nëse dua ta ndihmoj ekipin tim, duhet të jem në gjendje të dhuroj edhe asiste. Nuk duhet të jem vetëm golashënues, duhet t’i asistoj edhe sulmuesit përkrah meje. Të gjithë duhet të ndihen të rëndësishëm”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)