Vret veten kryemjeku i Stade Reims pasi doli pozitiv me koronavirus

  • 05 April 2020 - 22:46
Vret veten kryemjeku i Stade Reims pasi doli pozitiv me koronavirus

Lajm tragjik nga futbolli francez në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Koronavirusit.

Bernard González, mjeku kryesor i Stade Reims (klub i Ligue 1) vdiq në moshën 60-vjeçare, pasi ishte diagnostikuar bartës i Koronavirusit.

Në fakt, Gonzales nuk ka qenë i shtruar në spital, pasi gjendja e tij ishte e stabilizuar, por, sipas “Le  Parisien”, ai është vetëvrarë.

Nga hetimet paraprake, mjeku vendosi të vetëvritej pasi mësoi se ishte infektuar me koronavirusin e ri.

I goditur nga Covid-19, ai ishte në karantinë, në shtëpi me gruan e tij, e cila gjithashtu ishte e infektuar. Gonzalez la një letër të detajuar ku shpjegonte lidhjen mes veprimit të tij dhe infektimit me Koronavirus.

Autoritetet nuk kanë dashur ta bëjnë publike përmbajtjen e letrës.

(Kosova Sot Online)