Propozimi i çuditshëm i Argjentinës: Të rikthehet futbolli, por pa kornerë dhe pa gjuajtje të lira

  • 06 April 2020 - 09:32
Propozimi i çuditshëm i Argjentinës: Të rikthehet futbolli, por pa kornerë dhe pa gjuajtje të lira

Futbolli është pezulluar nëpër gjithë botën për shkak të pandemisë koronavirus dhe askush nuk është tamam i sigurt se kur dhe si do të rikthehet ai. Megjithatë, në Argjentinë e kanë një ide sesi, edhe pse goxha të çuditshme.

Në Argjentinë është duke u planifikuar që sezoni i futbollit të rinisë pa praninë e tifozëve në stadiume kur të jetë e sigurt për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo sipas një transmetuesi në këtë vend, i cili po ashtu çuditërisht sugjeroi që futbollit të luhet pa rivënie këndore dhe pa goditje të lira, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i shumë futbollistëve në të njëjtën zonë të fushës.

Kjo u raportua nga Cronica TV dhe madje as prezantuesja e lajmeve nuk mundi të besonte se çfarë po lexonte.

“Si mund ta bësh këtë?” pyeti një ekspert futbolli. 

(Kosova Sot Online)