Atletico, ende e vendosur për transferimin e Cavanit

  • 06 April 2020 - 15:55
Atletico, ende e vendosur për transferimin e Cavanit

“Los Colchoneros” synojnë ta angazhojnë gjatë verës që vjen sulmuesin uruguaian, i cili do të jetë lojtar i lirë

Atletico Madridi nuk ka hequr dorë ende nga ylli i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Klubi spanjoll kishte dështuar ta transferonte sulmuesin uruguaian gjatë janarit.

33 vjeçari është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me kampionin aktual francez.

Prandaj, “Los Colchoneros” synojnë ta marrin atë si lojtar të lirë në muajin korrik, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”.

“El Matador” pëlqehet tej mase nga trajneri Diego Simeone.

Cavani shihet si pasardhës ideal i Diego Costas, i cili pritet të largohet nga Madridi me të përfunduar ky sezon.

(Kosova Sot Online)