Klubet e Serie A kanë rënë dakord për paga, a do të pajtohen futbollistët?

  • 06 April 2020 - 16:53
Klubet e Serie A kanë rënë dakord për paga, a do të pajtohen futbollistët?

Edhe në Serie A futbollistët s’do të marrin paga

Futbolli Italian është njohur ditën e sotme me një vendim të rëndësishëm të marrë mes Lega Calcio (Liga profesioniste), Shoqatës së Futbollistëve (AIC) por edhe Federatës Italiane të Futbollit, në lidhje me shpërndarjen e rrogave të Serie A, duke qenë se po bëhet thuajse 1 muaj tashmë pa futboll dhe duke vazhduar me këto ritme klubet do të jenë super të goditura ekonomikisht.

Kështu u vendos parimisht që nëse kampionati do të rinisë, në fund të majit ose në qershor, atëherë lojtarët do të detyrohen që të mos paguhen për dy muaj (mars dhe prill), duke u paguar për majin e tej.

Ndërsa në rast se sezoni 2019-2020 nuk arrin që të mbyllet, do të duhet të mos paguhen për katër muaj, pra mars, prill, maj dhe qershor, duke nisur të paguhen në korrik e më tej, në përgatitje për sezonin e ri futbollistik.

Çdo klub do të bisedojë me lojtarët në pronësi për të rënë dakord mbi këtë zgjidhje dhe gjetur formulën e duhur.

(Kosova Sot Online)