“Mos flini me barkun thatë, më shkruani nëse keni mbetur pa ushqime në këto ditë të vështirë”

  • 06 April 2020 - 21:55
“Mos flini me barkun thatë, më shkruani nëse keni mbetur pa ushqime në këto ditë të vështirë”

E gjithë bota tashmë pothuajse e njeh për temperamentin e tij sa herë që zbret në fushë për t’u përballur me Federer, Nadal apo kushdo qoftë në sportin e tenisit.

Mirëpo, deri më sot askush nuk e kishte parë anën e tij humane.

Ai ka treguar se ka zemrën e madhe me një iniciativë të vogël.

Tenisti australian Nick Kyrgios ka vendosur që të zbresë në fushë personalisht për të ndihmuar personat apo familjet që gjenden në vështirësi ekonomike dhe rrezikojnë që të mos blejnë dot ushqime apo shërbime për të jetuar.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Instagram ai ka kërkuar që t’i shkruajnë gjithë ata që kanë nevojë për çkadoqoftë në këto ditë të vështira në gjithë botën për shkak të koronavirusit.

“Nëse dikush nuk punon apo nuk ka para dhe ka mbetur pa ushqime, të më shkruajë dhe të mos flejë me barkun bosh! Mos kini frikë ose turp, më dërgoni një mesazh në privat. Do të më lumturonte që të ndaja me ju atë që kam apo kam fituar. Nuk ka rëndësi nëse është pak, pra një kuti, bukë apo qumësht. Rëndësi ka që ta lë në shtëpinë tuaj dhe të largohem”, shkroi ai në Instagram. 


(Kosova Sot Online)