De Jong për COVID-19: “Situata në Holandë nuk është e keqe si në vendet e tjera”

  • 06 April 2020 - 22:16
De Jong për COVID-19: “Situata në Holandë nuk është e keqe si në vendet e tjera”

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, po qëndron në Holandë te familja e tij në këto ditë izolimi për gjithë botën.

Ai ka folur në lidhje me situatën nga COVID-19 në shtetin e Holandës.

Futbollisti i talentuar i Barçës beson se Holanda nuk është aq e prekur sa shtetet e tjera.

“Situata në Holandë nuk është e keqe si në vendet e tjera, momentalisht këtu mund të vrapohet, por vetëm 3 persona në distancë”, u shpreh ai.

“Nuk mund të them se është e mirë, por jemi më pak të sëmurë”.

Teksa Holanda e De Jong është ok tani për tani, vendi ku ai luante, Spanja, është vendi i dytë më i prekur në Evropë.

Deri tani me COVID-19 në Spanjë janë infektuar mbi 135 mijë persona, derisa kanë vdekur me 13 mijë. 

(Kosova Sot Online)