Chelsea ofron 80 milionë euro për Coutinhon

  • 06 April 2020 - 23:16
Chelsea ofron 80 milionë euro për Coutinhon

Vjen oferta e parë zyrtare e Chelsea për Coutinhon

Frank Lampard e do me çdo kusht në skuadër dhe sipas mediave britanike, Chelsea tashmë ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Barcelonës për Philippe Coutinhon.

Nga së mësohet Chelsea i ka ofruar Barçës 80 milionë euro, një shifër që duket shumë e lartë në këtë kohe krize ekonomike për shkak të koronavirusit, por e ulët lidhur me 120 milionë eurot që Bayern Munich duhet t’i paguante skuadrës blaugrana për të blerë kartonin e Coutinhos.

Mesfushori brazilian aktualisht luan në formë huazimi te Bayerni, por gjermanët nuk kanë ndërmend ta blejnë kartonin e tij me Barcelonën që duhet të gjejë një tjetër klub për të shituar 27-vjeçarin dhe Chelsea e ka tashmë seriozisht.

Fillimisht kur të përfundojë ky sezon, Coutinho do të kthehet te Barcelona ndërsa më pas nëse arrihet akordi me Chelsean ai mund të marrë rrugën drejt Premier League, duke u rikthyer në një kampionat ku ka lënë shenjë me fanellën e Liverpoolit.

Coutinho ka luajtur pesë sezone e gjysmë me Liverpoolin në Angli, ka bërë 201 paraqitje dhe ka shënuar 54 gola.

Te Barcelona nuk shkoi asgjë siç ai priste dhe tani është i detyruar të gjejë sa më parë qetësinë, pasi po vuan edhe te Bayerni – nuk është lojtar i rregullt në formacion.

(Kosova Sot Online)