Tifozët radhitin Top 20 trajnerët e futbollit

  • 07 April 2020 - 11:06
Tifozët radhitin Top 20 trajnerët e futbollit
/

Tifozët e futbollit e kanë votuar trajnerin gjerman të Liverpoolit, Jurgen Klopp, si trajnerin më të mirë në botë.

Strategu gjerman, i cili e mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015, ka arritur t’i fitojë trofetë e Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës, Kupës së Botës për Klube dhe e ka fituar çmimin e FIFA-s për trajnerin më të mirë të ekipit të djemve për arritjet e tij.

Dy-herë fituesi i Bundesligës me Borussia Dortmundit, Klopp, kishte qenë afër t’ia fitojë edhe Liverpoolit titullin e parë si kampion i Anglisë në 30 vjet, por sezoni është pezulluar shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Në Ranker, tifozët kanë votuar dhe e kanë zgjedhur Kloppin si trajnerin më të mirë në botë, të ndjekur nga Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, dy trajnerët të cilët kanë shkruar histori në futboll me Barcelonën dhe Real Madridin.

Mjeshtri i mbrojtjes, Diego Simeone, i cili e eliminoi Liverpoolin e Kloppit nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 të finales muajin e kaluar, është listuar i katërti, ndërsa Jose Mourinho ka rënë në pozitën e nëntë.

Top 20 trajnerët e futbollit, sipas tifozëve në Ranker:

1. Jurgen Klopp

2. Pep Guardiola

3. Zinedine Zidane

4. Diego Simeone

5. Carlo Ancelotti

6. Antonio Conte

7. Didier Deschamps

8. Luis Enrique

9. Jose Mourinho

10. Max Allegri

11. Thomas Tuchel

12. Fernando Santos

13. Gareth Southgate

14. Zlatko Dalic

15. Maurizio Sarri

16. Roberto Martinez

17. Erik ten Hag

18. Joachim Low

19. Claudio Ranieri

20. Roberto Mancini

(Kosova Sot Online)