Ylli i Unitedit kujton stërvitjet me Ibran: Nëse je në ekipin e tij dhe humb, je i vdekur

  • 07 April 2020 - 12:38
Ylli i Unitedit kujton stërvitjet me Ibran: Nëse je në ekipin e tij dhe humb, je i vdekur

Mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit, Luke Shaw, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic arrinte ta nxjerrë më të mirën nga të gjithë sa ishte në Manchester United, pasi që suedezi s’e lejonte askënd të çlodhet gjatë seancave stërvitore.

Jose Mourinho e kishte sjellë sulmuesin veteran suedez në Old Trafford si transferim të lirë në verën e vitit 2016, duke u ribashkuar kështu me lojtarin që i kishte ndihmuar ta fitonte titullin e parë të Serisë A me Interin shtatë vjet më parë.

Ibrahimovic kishte shijuar suksese në Ajax, Juventus, Barcelonë, Milan dhe Paris Saint-Germain para ardhjes së tij në Manchester United, ku e vazhdoi formën e tij mbresëlënëse para portës edhe në Premierligë.

Ai i shënoi 28 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues në Manchester Unitedit dhe shënoi dy herë në fitoren kundër Southamptonin në finalen e League Cup, përderisa i ndihmoi klubit të arrijë suksese edhe në Ligën e Evropës.

Fatkeqësisht, 38-vjeçari e pati të pamundur të luajë në më shumë sesa shtatë ndeshje në sezonin vijues për shkak të një lëndimi të rëndë që e pësoi dhe rrjedhimisht u largua nga klubi në mars të vitit 2018 për ta nisur një sfidë të re në MLS me LA Galaxy.

Shaw ka kujtuar se si tani sulmuesi i Milani ishte i gatshëm t’i “vrasë” të gjithë që nuk e jepnin më të mirën nga vetja gjatë seancave stërvitore.

“Ai ishte i çmendur. Mendoj se kishim nevojë në zhveshtore për dikë si ai. Ai është i pabesueshëm, ai ende e kishte talentin përkundër që ishte më i vjetër, ishte ende lojtari i mrekullueshëm që kishte qenë më parë”, ka thënë Shaw.

“Por, mendoj se ai ishte i mrekullueshëm brenda zhveshtores. Ai bënte shumë shaka, por kur situata bëhej serioze dhe kur ai duhej ta tregonte veten, ti e kuptoje këtë”.

“Mendoj se ai është fitues i lindur. Edhe në ndeshjet në stërvitje, nëse ai nuk fitonte dhe ti ishte në skuadrën e tij, ai do të vriste. Kështu që mendoj që ai e nxirrte më të mirën nga të gjithë sa ishte këtu”.

“Në stërvitje, nëse ishe në ekipin e tij dhe s’e jepje më të mirën nga vetja, ishe i vdekur. Sinqerisht, mund ta pyetni këdo në skuadër dhe do t’ua thonë të njëjtën. Të gjithë e donim, kështu që ishte zhgënjyese që ai e pësoi ato lëndim të rëndë”. /Gazeta Express/

(Kosova Sot Online)