Klubet e mëdha evropiane pas Theo Hernandezit

  • 07 April 2020 - 16:45
Klubet e mëdha evropiane pas Theo Hernandezit

Mbrojtësi i majtë francez shkëlqeu gjatë këtij sezoni deri tash tek Milani

Theo Hernandez e pati një sezon fantastik në nivelin personal tek Milani.

Futbollisti francez me këtë rast është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se interesim për 22 vjeçarin kanë shfaqur Paris Saint-Germaini, Manchester Unitedi dhe Manchester City.

Theo ishte transferuar në Milan nga Real Madridi gjatë verës së kaluar dhe menjëherë ka lënë gjurmë në San Siro. 

(Kosova Sot Online)