PSG-ja nuk e shet Mbappen

  • 07 April 2020 - 16:58
PSG-ja nuk e shet Mbappen

Real Madridi dhe klubet e interesuara për sulmuesin francez duhet të presin së paku edhe një vit për ta transferuar atë

Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta mbajtur në ekip Kylian Mbappen.

Për sulmuesin francez, interesim serioz ka shfaqur Real Madridi.

Mirëpo, mediumi francez “L’Equipe” shkruan se kampioni aktual francez nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kampioni i botës me Francën.

PSG-ja e kishte blerë lojtarin nga Monaco për 180 milionë euro.

Mbappe ka kontratë me klubin parisien deri në vitin 2022.

Reali, por edhe klubet tjera të interesuara për përfaqësuesin francez duhet të presin së paku edhe një vit.


(Kosova Sot Online)