Reagon presidenti i UEFA-s, pas lajmeve se Liverpoolit s’do të shpallet kampion në Premierligë

  • 07 prill 2020 - 17:27
Reagon presidenti i UEFA-s, pas lajmeve se Liverpoolit s’do të shpallet kampion në Premierligë

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që Liverpoolit t’i mohohet titulli në Premierligë këtë sezon, edhe nëse ndeshjet e mbetura nuk zhvillohet shkaku i pandemisë koronavirus.

Ceferin tha të hënën mbrëma se Liverpooli me siguri do ta fitojë titullin në Premierligë nëse sezoni risin, ndërsa nëse koronavirusi bën që ndeshjet e mbetura të mos zhvillohen, atëherë prapëseprapë nuk ka mundësi që sezoni 2019/20 në ligën elitare angleze të shpallet i pavlefshëm.

Të kuqtë mbajnë një epërsi prej 25 pikëve ndaj vendit të dytë, Manchester City, tetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

“Nuk shoh ndonjë mundësi që Liverpooli të mbetet pa titull. Nëse kampionati risin, atëherë ai do ta fitojë atë patjetër, teorikisht ende nuk e ka fituar atë, por është praktikisht shumë pranë”, tha Ceferin për gazetën sllovene Ekipa.

“Megjithatë, nëse ndeshjet nuk mund të zhvillohen, do të jetë e nevojshme të shpallen rezultatet disi dhe duhet të gjendet mënyra sesi të shpallet kampioni. Dhe, natyrisht, nuk shoh ndonjë skenar në të cilin Liverpooli s’është kampion”, shtoi ai.

“E kuptoj që tifozët do të zhgënjehen nëse kjo ndodh në stadium të zbrazët apo në tabelë të gjelbër, por besoj se Liverpooli do ta fitojë titullin në një mënyrë apo tjetër”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)