Interi “peshkon” në Premierligë

  • 07 April 2020 - 18:14
Interi “peshkon” në Premierligë

“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin dy futbollistëve të Chelseat dhe njërit të Tottenhamit

Interi i ka hedhur sytë kah Premierliga.

Gjiganti italian po mundohet të transferojë futbollistë të lirë, pa kontratë.

E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se “Nerazzurri” ia kanë vënë syrin dyshes së Chelseat, Willian dhe Olivier Giroud.

Mesfushorit ofanziv brazilian dhe sulmuesit francez do t’ju skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Gjithashtu, Zikaltrit e kanë në radar edhe qendërmbrojtësin e Tottenhamit, Jan Vertonghen.

Edhe futbollisti belg është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me nënkampionin evropian. 

(Kosova Sot Online)