Wanda i përgjigjet kritikave të ish-burrit: Italia është shtëpia e Icardit

  • 07 April 2020 - 20:09
Wanda i përgjigjet kritikave të ish-burrit: Italia është shtëpia e Icardit

Wanda Nara i është përgjigjur kritikave të ish-burrit, Maxi Lopez, duke këmbëngulur se e gjithë familja e saj ndihen italianë dhe parapëlqejnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë, duke e përsëritur dëshirën e Mauro Icardit për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua PSG-së gjatë verës si lojtar i huazuar, me klubin francez që e ka opsionin për ta blerë atë nga Interi për 70 milionë euro, por bashkëshortja e tij – e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e tij – vazhdon të jetojë në Itali bashkë me fëmijët.

Vendimi i tyre për t’u kthyer në Lombardi, e cila është epiqendra e koronavirusit, e ka zemëruar Maxi Lopezin, ish-burrin e Wandas, ish-bashkëlojtarin e Icardit te Sampdroia dhe babanë e tre prej pesë fëmijëve të tyre.

“Nuk i dërgova fëmijët në zemër të pandemisë, sepse Maxi e di shumë mirë se ne jetojmë në një fshat të vogël jashtë Comos, kua ka pasur shumë pak raste”, tha ajo për revistën Chi.

“Kjo është shtëpia ime, ndërsa në Paris ne e kemi marrë me qira një vend dhe qiraja po skadonte. Në Itali ndihem më sigurt se në Argjentinë. Ne jemi italianë tani, prandaj nëse diçka më ndodh parapëlqej të jem në shtëpinë time”, theksoi ajo.

“Do të kishte më qenë më rrezik sikur të shkonim në Argjentinë, prandaj Maxi duhet të jetë i lumtur që po kujdesem kaq shumë për fëmijët. Para se të largohesha u konsultova me një pediatër”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)