Dybala: I lashë klubet e tjera peng, sepse e prisja thirrjen nga Juventusi

  • 07 April 2020 - 20:52
Dybala: I lashë klubet e tjera peng, sepse e prisja thirrjen nga Juventusi

Dybala: I lashë klubet e tjera peng, sepse e prisja thirrjen nga Juventusi

Paulo Dybala ka zbuluar se i kishte lënë klubet e tjera të prisnin, sepse e dinte që herët a vonë do t’i vinte një telefonatë nga Juventusit. Ai thotë se nuk donte të shkonte askund tjetër, pos Juves.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Juventusit nga Palermo për 40 milionë euro në verën e vitit 2015, por vlera e tij në treg është dyfishuar që prej atëherë.

Dybala është ende duke e rimarrë veten nga sëmundja koronavirus. Ai foli për uebsajtin e klubit bardhezi për momentin e parë kur e kishte kuptuar se Juventusi e donte.

“E mbaj në mend atë ditë sikur të kishte ndodhur dje”, tha Dybala.

Isha në shtëpi në Palermo me nënën time dhe të tjerët. Po bisedonim për atë që do të mundë të ndodhte, ekipin të cilin do të mundë ta zgjidhja. Shumë klube dhe trajnerë më thërrisnin. Unë nuk ia mbyllja derën askujt duke mos i thënë as po e as jo, sepse ndieja se herët a vonë do të merrja një thirrje nga Juventusi”, zbuloi ai.

“Një ditë, pas drekës, menaxheri im më thirri dhe më tha se brenda një ore do ta pranoja një telefonatë nga drejtori sportiv i Juventusit. Bisedova me Fabio Paraticin dhe ai më tha se do të bënte gjithçka për t’u siguruar se unë do t’i bashkohesha Juventusit”, shtoi ai.

“Menjëherë pasi e lëshova telefonin, vrapova të nëna ime, e përqafova dhe i thashë se nuk doja të shkoja askund tjetër”, theksoi ai.

Që prej atëherë, 26-vjeçari i ka bërë 216 paraqitje për Juventusin, duke i regjistruar 91 gola dhe 36 asiste.

(Kosova Sot Online)