Begolli: Nëse kampionati mbyllet, Prishtina është e treta

  • 07 prill 2020 - 21:37
Begolli: Nëse kampionati mbyllet, Prishtina është e treta

Mbyllja e kampionatit me tabelën momentale mbetet një nga opsionet e mundshme shkaku i vazhdimit të pandemisë së koronavirusit Covid 19.

Një vendim të tillë e mori Belgjika javën e kaluar.

Nëse një gjë e tillë ndodh në Kosovë, atëherë tabela mund të pësojë ndryshime tek pozita e tretë.

Nëse vendi i tretë dërgon në Evropë, atëherë kjo pozitë do t’i takonte Prishtinës, e cila është e katërta.

Kryeqytetasit kanë pikë të njëjta (41) me të tretin, Gjilanin, por me goldallim më të mirë është Gjilani.

Aksioni i Prishtinës, Ismeti Begolli, thekson se kjo pozitë i takon Prishtinës, sipas Rreulloreve të FFK-së.

“Lutemi që kjo të mos ndodh dhe kampionati të vazhdojë. Por, nëse ndodh të mbyllet kështu, atëherë sipas Rregullereve të FFK-së, ne duhet të jemi në vendin e tretë, pasi kemi mposhtur Gjilanin 2:1 dhe kemi luajtur barazim 0:0”, thotë Begolli.

Sipas Rregullores së FFK-së, në rastet kur bëhet fjalë për shpallje të kampionit, daljes në garat ndërkombëtare ose largim nga Liga, shikohen ndeshjet e ndërsjella të skuadrave që kanë pikë të njëjta.

(Kosova Sot Online)