“Kurrë s’ia kam kërkuar fanellën Messit, sepse unë futem në fushë për të fituar”

  • 07 April 2020 - 22:10
“Kurrë s’ia kam kërkuar fanellën Messit, sepse unë futem në fushë për të fituar”

Të gjithë futbollistët mund të dëshirojnë t’i shkëmbejnë fanellat me Lionel Messin në fund të ndeshjes, por jo edhe Filipe Luis, i cili ka thënë se kurrë nuk ka synuar t’ia kërkojë fanellën kapitenit të Barcelonës.

Luis është takuar shumë shpesh në fushë me Messin, gjatë karrierës së tij si mbrojtës i Deportivo La Coruna dhe Atletico Madridit në La Liga, si dhe me ekipin kombëtar të Brazilit në skenën ndërkombëtare, por asnjëherë nuk ka shfaqur dëshirë për t’i shkëmbyer fanellat me argjentinasin.

“Unë gjithmonë e godas atë për ta ndalur; ai kurrë nuk m’u afrohet. E adhuroj shumë Messin për futbollin që e luan”, tha Filipe për Panenka.

“Unë kurrë nuk ia kam kërkuar fanellën atij, sepse në fushë futem për të fituar jo për të thënë se luajtur kundër tij”, shtoi ai.

Luis, tani lojtar i Flamengos, beson se Messi është futbollisti më i mirë i kësaj epoke.

“Të gjithë e dinë çfarë mendoj për të. Gjëja e vetme që duhet të bësh është ta shijosh atë sepse nuk e di sa shumë vite dhe dekada do të kalojnë para se ta shohim një lojtar si ai”, theksoi ai.

“Messi duhet ta fitojë Topin e Artë çdo vit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)