Suarez: Neymarin do ta mirëprisnim, Lautaro është i mrekullueshëm

  • 08 April 2020 - 11:24
Suarez: Neymarin do ta mirëprisnim, Lautaro është i mrekullueshëm

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se lojtarët si Neymari i Paris Saint-Germainit dhe Lautaro Martinezi i Interit do të jenë gjithmonë të mirëpritur te klubi katalonas, përderisa uruguaiani i komentoi spekulimet e fundit për afatin kalimtar.

Neymari ka qenë i përfolur për një largim nga Paris Saint-Germain që nga afati kalimtar i verës së vitit të kaluar, përderisa një kthim i mundshëm në Camp Nou po përflitet si me më së shumti gjasa të ndodhë këtë verë.

Ndërkohë, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka qenë duke e shijuar një sezon mbresëlënës në Serie A, duke bërë kështu që të marrë vëmendjen e katalonasve, të cilët janë në kërkim të një zëvendësuesi për Suarezin, i cili po i afrohet fundit të karrierës.

Përderisa kriza e koronavirusit mund t’i vështirësojë tentimet e klubeve për t’i përforcuar skuadrat në aspektin financiar, Suarez ka thënë se edhe Neymari e edhe Martinez janë mjaftueshëm të talentuar për të pasur ndikim të mirë në Barcelonë.

“Është e vështirë të flasësh për lojtarë sot. Siç është situata në botë sot, është e komplikuar të flasësh për lojtarë që mund të vijnë. Por, unë mund të flasë për çfarë lojtarë janë ata dhe ata janë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Suarez.

“Natyrisht, të gjithë e njohin Neymarin dhe ne e dimë se sa shumë e vlerësojmë ne në zhveshtore atë. Ai ka ende shumë për të dhënë dhe ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në zhveshtoren tonë për shkak të afërsisë që e ka ai”.

“Lautaro është një lojtar që është rritur në Itali, ai është nëntësh i cili ka lëvizje spektakolar dhe kjo e reflekton se sa sulmues i mrekullueshëm është ai”. 

(Kosova Sot Online)