Trajneri Klopp: Mane dukej si repist kur u takuam për herë të parë

  • 08 April 2020 - 11:39
Trajneri Klopp: Mane dukej si repist kur u takuam për herë të parë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se atij nuk i kishte lënë përshtypjë shumë të mirë Sadio Mane kur ishin takuan për herë të parë, pasi që tha se ylli i skuadrës së tij ishte dukur në atë kohë si repist.

Sadio Mane arriti në Liverpoolit një vit pas ardhjes së Jurgen Kloppit në Anfield dhe që nga atëherë është bërë njëri ndër lojtarët kyç për kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, me 77 golat në 161 paraqitjet e tij në të gjitha garat, me të cilat i ka ndihmuar Liverpoolit t’i marrë titujt e Ligës së Kamionëve, Superkupës Evropiane dhe Kupës së Botës për Klube.

Mirëpo, ylli senegalez kishte qenë në radarin e Kloppit shumë kohë para transferimit të tij në vitin 2016, pasi që trajneri gjerman e kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij sa ishte në Borussia Dortmund.

Megjithatë, Kloppi vendosi të mos e transferojë atë pasi që nuk i kishte lënë përshtypje të mirë në takimin e tyre të parë, duke ia mundësuar kështu Southamptonit ta blejë Manen nga Red Bull Salzburgu.

“E mbaj mend takimin tim të parë me Sadion. Ishte në Dortmund. Ishte një djalosh shumë i ri që ishte i ulur aty. E kishe kapelën e bejsbollit të vendosur mbrapsht dhe e kishte një vijë të bardhë në flokë”, ka thënë Klopp.

“Ai dukej si një repist në fillimet e karrierës. Unë mendova më vete: “Nuk kam kohë për këtë”. Skuadra jonë nuk ishte e keqe, unë kisha nevojë për dikë që mund të ishte titullar menjëherë, e jo për dikë që mund ta zhvilloja si lojtar”.

“Mund të them se zakonisht s’më dështon përshtypja e parë për njerëzit, por në atë rast kisha gabuar. Unë e ndjeka më tutje karrierën e tij dhe ai vazhdoi të ketë sukses në Salzburg, ndërsa në Southampton ishte thjesht dominues”.

(Kosova Sot Online)