Mbrojtësi Kurzawa e synon transferimin në Barcelonë

  • 08 April 2020 - 15:52
Mbrojtësi Kurzawa e synon transferimin në Barcelonë

Mbrojtësi i majtë francez dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës

Layvin Kurzawa ka vendosur përfundimisht të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Dhe, mbrojtësi i majtë dëshiron të transferohet në Barcelonë, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”.

27 vjeçarit do t’i skadojë kontrata me kampionin francez në fund të këtij sezoni dhe palët nuk janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin.

Bëhet e ditur se Kurzawa ka biseduar me drejtuesit e Barçës në muajt e fundit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Camp Nou.

Kampioni aktual spanjoll është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, për t’i bërë konkurrencë Jordi Albas.

(Kosova Sot Online)