Sulmuesi uruguaian mund të transferohet në Penarol

  • 08 April 2020 - 16:04
Sulmuesi uruguaian mund të transferohet në Penarol

Cavani mund të transferohet në Penarol

Sulmuesi uruguaian mund të rikthehet në atdhe për t’iu bashkuar mikut të tij, Cristian Rodriguez

Edinson Cavani mund të rikthehet në atdhe gjatë verës që vjen.

Sulmuesi uruguaian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Dhe, palët nuk janë të interesuara për ta nënshkruar një kontratë të re.

Prandaj, veterani i sulmit do të largohet gjithsesi në muajt në vazhdim nga kryeqyteti francez.

Dhe, sipas mikut të Cavanit dhe kapitenit të ekipit Penarol, Cristian Rodriguez, sulmuesi do të rikthehet në Amerikën e Jugut.

“E kisha mundësinë të flisja me Edin. Ai po mendon të vijë në Penarol dhe unë nuk mund të them diçka më shumë”, u shpreh Rodriguez për “FM Del Sol”. 

(Kosova Sot Online)