Cassano: Jam më i bukur se David Beckham

  • 08 April 2020 - 18:44
Cassano: Jam më i bukur se David Beckham

Antonio Cassano ka folur publikisht për kohën e tij në Real Madrid, nga telashet me trajnerin Fabio Capello deri te garimi për një vend në sulm.

Sulmuesi italian gjithmonë ka qenë figurë kontroverse dhe asnjëherë nuk është trembur t’i shfaqë ndjenjat para të tjerëve.

Por Cassano e pranon se kishte gabuar që e kishte humbur toruan me trajnerit e tij atë botë, Capellon, të cilit i ka kërkuar falje tani.

“Me Fabio Capellon e kam pasur njërin prej përgatitjeve parasezonale më të mira në karrierë. I pata humbur 10 kilogramë duke rënë në 82 kilogramë. Atë sezon e nisa duke i luajtur dy ndeshjet e para si titullar. Në ndeshjen e tretë, ai më la në bankën e rezervistëve dhe u zemërova me të”, tha Cassano gjatë një transmetimi live me bashkëshorten e vet Carolina Marcialis.

“Më duhet t’i kërkoj falje Capellos për këtë”, shtoi ai.

Cassano e lavdëroi David Beckhamin për mënyrën se si ishte sjellë në fushë dhe jashtë saj.

“Beckham ishte futbollist madhështor, por mbi të gjitha person i madh. Ishte yll roku, i njohur në gjithë botën, por prapëseprapë i përulur”, theksoi ai.

“Kam qenë më i bukur se ai”, tha duke buzëqeshur Cassano.

(Kosova Sot Online)