Klubi i Serie A ua zbret pagat lojtarëve dhe kundërshton ashpër rinisjen e sezonit

  • 08 April 2020 - 19:28
Klubi i Serie A ua zbret pagat lojtarëve dhe kundërshton ashpër rinisjen e sezonit

Klubi i Brescias ka vendosur që të presë pagesat e futbollistëve për shkak të vështirësive financiare, ndërsa në komunikatën e gjatë për shtyp ka kërkuar edhe që sezoni të mos rinisë më.

Presidenti Cellino ka qenë më kryengritësi gjatë kësaj periudhe dhe pikërisht fakti se në Ligën italiane janë duke menduar për planin e rifillimit e ka tërbuar.

Nga ky vendim do ta pësojë edhe Emanuele Ndoj, i cili është në pronësi të dallëndysheve dhe përfiton rreth 200 mijë euro në sezon, pra thuajse 17 mijë euro në muaj.

Për dy muaj, nëse Serie A do të rinisë, do të humbasë rreth 34 mijë euro, ndërsa nëse asgjë nuk rinis por mbyllet këtu janë plot 68 mijë euro minus për shqiptarin.


(Kosova Sot Online)