“S’e fajësoj trajnerin që më la rezervë, nuk u ngopja duke ngrënë djathtë”

  • 08 April 2020 - 20:31
“S’e fajësoj trajnerin që më la rezervë, nuk u ngopja duke ngrënë djathtë”

Ish-futbollisti Matuzalem ka zbuluar se kishte përfunduar në bankën e rezervistëve në Napoli, sepse nuk kishte qenë në gjendje të ngopej duke ngrënë djathtë mazzarella.

Braziliani i kaloi dy vjet me klubin italian, ku i regjistroi 61 paraqitje, por ishte lënë vazhdimisht në bankën rezervë e madje edhe jashtë skuadrës ploteisisht ka fundi i periudhës së tij në San Paolo.

Dhe 39-vjeçari, tani i pensionuar, thotë se nuk e fajëson Emiliano Mondonico, i cili ishte trajner i tij në sezonin e dytë në Napoli, që kishte refuzuar ta fuste në lojë për shkak se kishte shtuar peshë duke ngrënë shumë djathtë.

“Mozzarella, o Zot! Nuk kisha ç’t’i bëja: haja aq shumë saqë u humba kondicionin fizik dhe trajneri nisi të më lë në bankën rezervë”, tha Matuzalem.

“Nuk e fajësoj atë, u turpërova”, shtoi ai.

“Isha i lumtur tej mase në Napoli, por plotësisht i pavetëdijshëm për botën në të cilën ndodhesha. Menjëherë pasi iu bashkua klubit, e pyeta trajnerin Walter Novellino: ‘Kur do të luajmë kundër Interit dhe Juventusit’?”

“Ai m’u përgjigj: ‘Bën mirë ta harrosh këtë, sepse ne ende luajmë në Serie B”, zbuloi ai.

“Fatmirësisht, ne u promovuam në Serie A në fund të atij sezoni”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)