Lojtarët e Real Madridit pajtohen për ulje page prej 10%

  • 08 prill 2020 - 21:29
Lojtarët e Real Madridit pajtohen për ulje page prej 10%

Real Madridi ka arritur marrëveshje me ekipin e parë, ekipin e dytë Castilla dhe ekipin e basketbollit që lojtarët të marrin pagë me ulje prej 10 për qind, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus, duke supozuar që sezoni rinis dikur.

Nëse sezoni 2019/20 nuk rinis fare atëherë pagat e lojtarëve do të zbriten për 20 për qind.

Real Madridi njoftoi të mërkurën mbrëma për ujdinë e arritur me lojtarët e vet.

Marrëveshja u negociua nga kapiteni i ekipit të parë, Sergio Ramos, i cili i përfaqësoi futbollistët, me drejtorin e përgjithshëm, Jose Angel Sanzhez, i cili e përfaqësoi klubin.

Nga kjo ulje, Real Madridi pritet t’i ruajë 50 milionë euro, të cilat do të përdorën për t’i paguar punëtorët e tjerë në klub pa ua ulur pagat.

Që prej se futbolli u pezullua muajin e kaluar shkaku i pandemisë, Real Madridi i ka humbur miliona euro.

(Kosova Sot Online)