Allegri pranë emërimit trajner i PSG-së

  • 08 April 2020 - 22:02
Allegri pranë emërimit trajner i PSG-së

Thomas Tuchel është gjithmonë dhe më larg PSG-së dhe emergjenca koronavirus nuk bën gjë tjetër vetëm sa e shoqëron hap pas hapi te dera e klubit  francez.

Mosmarrëveshjet me yjet e ekipit dhe marrëdhënia jo  të mirë me Leonardo-n, do të shtyjnë t’i thotë lamtumirë PSG-së në fundin e sezonit.

Drejtuesi brazilian, në fakt, ka zgjedhur Massimiliano Allegri-n për  të ardhmen dhe të shkarkojë gjermanin, i cili synonte stolin e Bayern-it, një ëndërr që është shuar nga rinovimi i Flick.

Sipas L’Equipe, nëse nuk do të konfirmohet në drejtim  të kampionëve të Francës, Tuchel do të bëjë një vit pushim, siç ka bërë pas eksperiencës te Borussia Dortmund.

(Kosova Sot Online)