Shaqiri, Xhaka e Mustafi bashkë me yjet e Premierligës me iniciativë për luftimin e koronavirusit

  • 09 April 2020 - 08:52
Shaqiri, Xhaka e Mustafi bashkë me yjet e Premierligës me iniciativë për luftimin e koronavirusit

Lojtarët e Premierligës, përfshirë treshen shqiptare Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, e kanë marrë një nismë të përbashkët duke e hapur një fond për grumbullimin e të hollave për t’i ndihmuar Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe ta luftojë koronavirusin.

Iniciativa – e quajtur #Lojtarëtsëbashku – është marrë me qëllim për t’i ndihmuar mjekët dhe infermierët në vijën e frontit kundër pandemisë koronavirus në vend.

Sekretari i NHS-së, Matt Hancock, e ka mirëpritur ngrohtësisht këtë iniciativë zemërmadhe.

Anësori i Liverpoolit Xherdan Shaqiri dhe dyshja e Arsenalit Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ishin në mesin e më shumë se 150 yjeve të Premierligës që e kanë shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e përbashkët të mërkurën mbrëma.

“Gjatë javës së fundit, ne si një grup i lojtarëve të Premierligës, kemi biseduar së bashku shumë herë me synim për ta krijuar një fond i cili mund të përdorët për të shpërndarë para aty ku ka nevojë më së shumti në këtë krizë të Covid-19; për t’i ndihmuar ata që po luftojnë në vijën e frontit të NHS-së”, thuhet në deklaratën e futbollistëve.

Më shumë se 7.000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#playerstogether

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

(Kosova Sot Online)