Coutinho shumë pranë kalimit në Chelsea

  • 09 April 2020 - 10:01
Coutinho shumë pranë kalimit në Chelsea

Philippe Coutinho është shumë pranë kalimit në Chelsea, si lojtar i huazuar nga Barcelona. Për yllin brazilian, kjo do të nënkuptonte kthim në vendin ku i shijoi vitet më të arta të karrierës.

Coutinho është i etur të kthehet në Premierligë, aty ku e gëzoi formën më jetësore, duke iu bashkuar Chelseat, sipas mediumit katalonas Sport.

Prioriteti kryesor i Barcelonës këtë verë është të shesë futbollistë. Coutinho, momentalisht i huazuar në Bayern Munich, është ndër të parët në listën e shitjes.

Sipas Sport, duke qenë se gjiganti gjerman nuk është i gatshëm ta shfrytëzojë mundësinë për të blerë brazilian, menaxherët e tij janë duke biseduar me Chelsean.

Të kaltrit e Londrës se duan Coutinhon në formë huazimi fillimisht, por Barcelona është duke bërë trysni ta bëjë të detyrueshme për Chelsean blerjen e tij në fund të marrëveshjes.

Barça i kërkon 90 milionë euro, 70 milionë më pak seç e kishte blerë nga Liverpooli. Por çmimi i tij mund të bjerë edhe më shumë duke e parë krizën e shkaktuar nga pandemia koronavirus. 

(Kosova Sot Online)