Roma përgatit ofertë për yllin e Chelseat, Pedro

  • 09 April 2020 - 11:48
Roma përgatit ofertë për yllin e Chelseat, Pedro

Roma është duke i përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar anësorin e Chelsea, Pedro, dhe raportohet se e ka përgatitur një ofertë në vlerë 3 milionë euro plus bonuse për spanjollin.

Ish-futbollisti i Barcelonës pritet të largohet nga Chelsea pas këtij sezoni, pasi nuk është në planet e trajnerit Frank Lampard, i cili e ka aktivizuar vetëm në nëntë ndeshje deri tani.

Kontrata e tij mbaron në qershor dhe mediat italiane raportojnë se Roma i ka ofruar atij ofertë me pagë vjetore 3 milionë euro plus bonuse për ta joshur të kalojë në kryeqytetin italian.

Pedro i ka zhvilluar 65 paraqitje për Spanjën, duke i shënuar 17 gola dhe duke e fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian gjatë karrierës së tij. 

(Kosova Sot Online)