Iker Casillas: Sikur sulmi në zemër të mos më ndodhte në stërvitje, sot s’do të isha gjallë

  • 09 April 2020 - 13:06
Iker Casillas: Sikur sulmi në zemër të mos më ndodhte në stërvitje, sot s’do të isha gjallë

Iker Casillas, legjenda e portës, në lidhjen direkte me Ronaldo Luis Nazario da Lima, pra “Fenomenin”, ka rrëfyer prapaskenat e momentit më të keq të jetës kur u ndje keq dhe u shtrua në spital, duke rrezikuar jetën.

“Ishte momenti më i vështirë për mua. Ataku në zemër ishte diçka që kurrë nuk kisha menduar. Isha me shumë fat sepse më ndodhi në fushën stërvitore dhe mjekët ishin aty duke më shpëtuar jetën. Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, sot nuk do të isha duke biseduar me ty këtë”, i tregon Casillas-Ronaldos.

Sakaq, edhe “Fenomeni” tregon se “dëmtimet kanë qenë një luftë për mua për shumë vite. Botërori dhe transferimi te Real Madrid ishte si një jetë e re për mua, sikur rilinda”.

(Kosova Sot Online)