“Futbolli i ka borxh Messit, Kupa e Botës s’mund t’ia përcaktojë madhërinë atij”

  • 09 April 2020 - 13:31
“Futbolli i ka borxh Messit, Kupa e Botës s’mund t’ia përcaktojë madhërinë atij”

Futbolli i ka borxh Lionel Messit, thotë Hernan Crespo, por madhëria e superyllit të Barcelonës nuk mund të rrënohet nëse karriera e tij përfundon pa e arritur lavdinë në Kupën e Botës.

Messi, më i miri i të gjitha kohëve me gjashtë Topa të Artë dhe çmime të tjera të panumërta të fituara, ende është në pritje të triumfit të parë senior me Argjentinën, transmeton Gazeta Express.

Ai ka përjetuar dhimbje zemre në finale vazhdimisht, pasi dështoi disa herë në finale të Kupës së Amerikës dhe në finalen e Kupës së Botës më 2014.

Por shumë njerëz këmbëngulin se 32-vjeçari duhet ta fitojë ndonjë titull të madh me Argjentinën për t’u krahasuar, e madje për ta kaluar, bashkatdhetarin e vet dhe heroin e Kupës së Votës 1986, Diego Maradonën.

Por Crespo nuk pajtohet, sepse sipas tij Messi tashmë e ka vendin në mesin e më të mëdhenjve të futbollit dhe shpreson se ai do ta fitojë një titull të madh me Argjentinën.

“Është shumë e vështirë të jesh Messi, askush nuk mund ta vendosë veten në vendin e tij sepse askush nuk ka mundësi”, tha Crespo.

“Jam i lumtur që e shoh duke luajtur për ekipin kombëtar. Do të doja, si argjentinas po ashtu, që ai të bëhet kampion bote”, shtoi ai.

“Leo është lojtar që ka qenë në nivelin më të lartë për shumë e shumë vjet. Ai shkelmohet por çohet në këmbë dhe vazhdon, gjithmonë duke punuar”, vazhdoi ai.

“Në fakt, kur e mendon mirë, futbolli i ka borxh Messit disi. Por kjo nuk do t’ia zbehë atij madhështinë. Ne jemi argjentinas dhe duam që ai të bëhet kampion bote, e dua kë të gjë me gjithë zemër, por ai është më i madh se një titull dhe do të vazhdojë të jetë i madhërishëm”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)