Barça nuk e do Willianin

  • 09 April 2020 - 16:55
Barça nuk e do Willianin

Gjiganti katalunas nuk është i interesuar për ta angazhuar futbollistin brazilian, i cili pritet të ndahet me Chelsean pas pak muajsh

Barcelona nuk është e interesuar për Willianin.

Ditëve të fundit flitej se futbollisti brazilian mund të përfundojë në Camp Nou gjatë verës, kur do t’i skadojë kontrata me Chelsean.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se gjiganti katalunas nuk e ka në plan për ta transferuar përfaqësuesin brazilian.

31 vjeçari është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

Ai kërkon kontratë afatgjate, e Të Kaltrit ia ofrojnë vetëm njëvjeçare.

Prandaj, palët mund të ndahen pas pak muajsh.

Interesim për mesfushorin kreativ kanë shprehur Tottenhami, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)