FIFA publikon renditjen e re pa ndryshime, Kosova e 115-ta

  • 09 April 2020 - 18:25
FIFA publikon renditjen e re pa ndryshime, Kosova e 115-ta

Pa asnjë ndryshim, FIFA ka publikuar renditjen e re me Kosovën që vazhdon të jetë në vendin e 115-të

Sot, në kushte normale, Kosova mund të kishte rikuperuar disa vende, apo ndoshta do të kishte humbur disa vende në renditjen e FIFA-s.

Por, e planifikuar për t’u publikuar sot, FIFA s’kishte se si të masë paraqitjet e ekipeve pasi si Kosova e as Shqipëria, po ashtu shtetet tjera, nuk zhvilluan asnjë ndeshje ndërkombëtare, miqësore apo zyrtare që ishin të planifikuar në muajin mars, për shkak të koronavirusit që ka paralizuar botën, po ashtu edhe futbollin, dhe u publikua renditje e njejte.

Kështu, Kosova ka mbetur në pozitën e 115-të me 1174 pike, ndërsa Shqipëria e 66-ta.


(Kosova Sot Online)