Ferdinand: “I thash jo Barcelonës në vitin 2008, ishte ekip në tranzicion”

  • 09 April 2020 - 18:54
Ferdinand: “I thash jo Barcelonës në vitin 2008, ishte ekip në tranzicion”

Rio Ferdinand mund të kishte qenë pjesë e nisjes së epokës së Barcelonës në sezonin 2008/09 nën urdhëratë e Pep Guardiola.

Legjenda e Manchester United ka konfirmuar se në vitin 2008, është kërkuar nga Barcelona.

Por, sipas Ferdinand, i tha jo një ndër klubit më të mirë në botë sot sepse atëherë, Barça nuk ishte siç është tani.

“Isha shumë afër, pati disa bisedime me agjentin tim, Barcelona e kontaktoi… Unë fola me Rijkaard, jo për këtë çështje, por ai më bëri që të shoh qëllimet e tij. Ishte pas ndeshjes në të cilën barazuam 0-0 në Camp Nou (gjysmëfinalja e Champions League, ku në fund triumfoi United dhe mori trofeun) folëm në tunelin e zhveshtores”, tha Ferdinand për BT Sport.

Shkuarja jashtë vendit: “Unë gjithmonë kam thënë që do të më pëlqente të shkoja jashtë shtetit dhe të luaja dhe se e vetmja gjë që do të më ndalonte do të ishte të gjeja një klub të suksesshëm në shtëpi, dhe e gjeta veten te Manchester United, një klub i shkëlqyeshëm, dhe ishte gati e pamundur për mua të largphem”.

Jo Barçës: “Fituam dhe ishim kampion të Europës, pse do të largohesha nga ekipi kampion evropian për atë që ishte në tranzicion?”.

Barcelona e asaj kohe: “Në atë kohë Xavi, Iniesta apo Messi nuk ishin lojtarët e disa viteve më vonë, ishte një skenar shumë i ndryshëm në atë kohë në Barcelonë”.

Ferdinand e ka veshur 12 sezone fanellën e Manchester United. Ka bërë 455 paraqitje dhe ka realizuar 8 gola, teksa ka fituar shumë trofe. 

(Kosova Sot Online)