Bie vlera e futbollistëve për shkak të krizës financiare nga koronavirusi

  • 09 prill 2020 - 20:05
Bie vlera e futbollistëve për shkak të krizës financiare nga koronavirusi

Vlera e futbollistëve ka rënë dukshëm, derisa Mbappe vazhdon të jetë më i vlerësuari në botë

Kriza financiare në futboll për shkak të emergjencës së koronavirusit ka pasur efekt të menjëhershëm edhe te vlerat e futbollistëve në treg.

Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve, ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në treg gjatë kësaj kohe të krizës për shkak të COVID-19 që ka paralizuar gjithë botën.

Askush nuk i ka shpëtuar krizës, as yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar Junior, që tani kushtojnë më pak.

Mbappe, Sancho dhe Aleksander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në treg.

Të tre në afatin kalimtar të ardhshëm do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob.

Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë.

(Kosova Sot Online)