Ronaldo ndërron shtëpi dhe nis stërvitjet në Madeira

  • 09 prill 2020 - 21:41
Ronaldo ndërron shtëpi dhe nis stërvitjet në Madeira

Emergjenca nga koronavirusi sa vjen e po shtohet dhe futbolli për momentin është në një pikëpyetje të madhe pasi nuk dihet kurrsesi data se kur do të rinisë.

Megjithatë futbollistët dhe sidomos njëri prej atyre që kanë bërë historinë në dy dekadat e fundit e ka gjetur një mënyrë për të nisur stërvitjen dhe për të mbajtur trupin në formë.

Juventusi u ka kërkuar lojtarëve të huaj të rikthehen në Torino pas festës së Pashkëve për të nisur stërvitjen, por Cristiano Ronaldo i ka marë masat më herët.

Ai është filmuar nga mediat portugeze duke u stërvitur në stadiumin e Madeiras, ndërkohë ylli luzitan së bashku me familjen e tij e kanë lënë shtëpinë në Funchal për t’u transferuar në një vilë më të madhe dhe më luksoze në Caniçal pasi aty mund të ketë edhe më shumë privaci.

(Kosova Sot Online)