“Lautaro mund të bëhet Aguero i ri”

  • 10 April 2020 - 11:04
“Lautaro mund të bëhet Aguero i ri”

Ish-sulmuesi argjentinas, Hernan Crespo, beson se Lautaro Martinez mund të bëhet “Sergio Aguero i ri”, pasi që argjentinasi ka shkëlqyer me Interin këtë sezon dhe është përfolur për një transferim në Barcelonë gjatë verës.

Qendërsulmuesi 22-vjeçar është bërë yll në Serie A gjatë këtij sezoni, duke i shënuar 16 gola në të gjitha garat, pasi kishte dështuar të arrinte numër dyshifror të golave të shënuara gjatë sezonit të kaluar.

Zhvillimi i shpejtë i Lautaros ka bërë që ai ta tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të Evropës dhe agjenti i lojtarit, Beto Yaque, ka zbuluar se ka diskutime të vazhdueshme për të ardhmen e yllit të Interit, përfshirë këtu Barcelonën.

“Ne i njohim Paulo Dybalan e Mauro Icardin, por tani po e kemi mundësinë ta shohim se çfarë mund të bëjë edhe Lautaro Martinez. Lautaro mund të bëhet Sergio Agueri i ri. Ai nuk është aq i mirë në driblime, por bashkëpunon në skuadër më shumë sesa Aguero, i cili shpeshherë duket i shpërqendruar dhe i painteresuar”, ka thënë Crespo.

“Lautaro gjithmonë merr pjesë në aksione, për këtë arsye ai mund të luajë si qendërsulmues i vetëm ose me një tjetër qëndërsulmues si Romelu Lukaku, apo edhe në një treshe të sulmuesit. Më pëlqen shumë mentaliteti i tij”.

Mediat e mëdha evropiane të sportit kanë raportuar se 22-vjeçari dëshiron t’i bashkohet klubit katalonas, pasi që dëshiron të luajë përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi edhe në nivelin e klubeve.

Martinez ka klauzolë për shkëputjen e kontratës me klubin prej 111 milionë eurosh. Kjo klauzolë është e vlefshme për të gjitha klubet jashtë Italisë, megjithatë Barcelona s’është e gatshme ta paguajë një shumë të tillë, për shkak se do të binte ndesh me rregullat financiare të UEFA-s.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se klubi i La Ligas do t’ia ofrojë Interin disa lojtarë të vet për ta zbritur çmimin për Martinezin. Barcelona dëshiron t’i përfshijë Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo në marrëveshje. 

(Kosova Sot Online)