“Marash Kumbulla është si Chiellini i ri”

  • 10 April 2020 - 13:12
“Marash Kumbulla është si Chiellini i ri”

Ai mbushi 20 vjeç vetëm dy muaj më parë, por askush nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen rrezatuese të Marash Kumbulla. Jo më kot, mbrojtësi shqiptar, sot pjesë e Verona, ka përfunduar në radarët e Napolit dhe Interit në Itali.

Federico Balzaretti thekson cilësitë e qendërmbrojtësit kuqezi, me shtetësi italiane:

“Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse. Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre, që të mos pësojnë gol”.

Vetë Balzaretti nuk nguron të bëjë një krahasim “shumë të rëndë” për një djalosh 20-vjeçar, që duhet të dëshmojë akoma shumë në futboll: “Për nga karakteristikat fizike, mua Kumbulla më kujton pak nga Giorgio Chiellini e ri”.

Db Trento 04/08/2019 – amichevole / Spal-Hellas Verona / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Marash Kumbulla

Këtë sezon, i pari në Serie A, Kumbulla ka grumbulluar 18 ndeshje deri më tani, duke shënuar edhe një gol, por mbi të gjitha duke shmangur shumë të tillë në portën e vet. Shkurt, e ardhmja është në këmbët e tij, sipas Balzaretti.

(Kosova Sot Online)