“Ronaldo është një atlet i jashtëzakonshëm”

  • 11 April 2020 - 08:38
“Ronaldo është një atlet i jashtëzakonshëm”

Ramsey ka vetëm fjalë të mira Ronaldon

Aaron Ramsey ka lavdëruar shokun e skuadrës te Juventusi, Cristiano Ronaldon.

Ai është i befasuar nga puna e palodhshme e portugezit.

Ronaldo po shijonte një tjetër sezon të mirë, duke shënuar 25 gola në 32 paraqitje para se pandemia e koronavirus të ndërpresë futbollin.

“Ai është atlet i jashtëzakonshëm”, tha Ramsey.

“Ai është i pari në palestër, kryen gjithë rutinën i pari dhe më pas del në fushë”.

“Ai është fitues, dëshiron të fitojë çdo ndeshje, kujdeset për çdo detaj, cfarëdoqoftë, më pas ai praktikon goditjet e lira, gjëra tjera…”.

“S’leni nevojë që unë të ju tregoi se sa i mirë është, ai është i mrekullueshëm, një ndër më të mirët në histori të futbollit”.

(Kosova Sot Online )